“Abdixhiku do t’ishte mirë ta pyeste Mustafën se si e kanë menaxhuar energjinë duke blerë nga Republika Srpska”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sonte në “Click” të RTV21 kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë viteve të qeverisjes.
Bajqinovci tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhikut, do të ishte mirë t’ia bënte pyetjen ish-kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa, si dhe të gjithë eksponentëve të LDK-së, se si e kanë menaxhuar energjinë duke blerë nga Republika Srpska.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka reaguar pas paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike, duke thënë se papërgjegjësia dhe reagimi i vonshëm kushton. Abdixhiku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka informuar se LDK do ta kundërshtojë këtë të enjte në seancë parlamentare paralajmërimin e Qeverisë dhe presin që edhe deputet e tjerë ta kundërshtojnë, madje sipas tij një e treta e pagës mesatare në Kosovë do të shkojë për energji./21Media

Back to top button