Kaloni te përmbajtja kryesore

Rozeta Hajdari lë detyrën duke falënderuar Kurtin

 

Ish-ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, së fundmi ka falënderuar ish-kryeministrin Kurti që i besoi një dikaster të rëndësishëm dhe për mundësinë e të vepruarit e pa ndikuar.

“Kam nderin që sot publikisht t’iu falënderoj për vlerësimin dhe besimin e dhënë, që unë të jem pjesë e kabinetit tuaj qeverisës, që solli shumë shpresë për qeverisje të mirë, me politika të shëndosha e gjithëpërfshirëse për zhvillim dhe integrim të vendit tonë. Nën udhëheqjen dhe qeverisjen e juaj të mirë i nderuar Kryeministër, pata mundësinë e të vepruarit të lirë dhe vendimmarrjes në nivel profesional, në të gjitha portfoliot që i drejtova në Ministrinë për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike (MEPTINIS)”, ka shkruar Hajdari.

Ajo është shprehur se në secilën ditë, për katër muaj qeverisje, ka marrë përkrahjen e plotë të Kurtit për politika dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse, me vlera profesionale në pah.

“Dhe kjo qeverisje e mirë, me vullnetin e juaj të pastër, për të rritur mirëqenien e çdo qytetari të Republikës sonë, është ndryshimi i vërtetë! Faleminderit Kryeministër Kurti”, ka shkruar ajo.

Në fund, Hajdari ka falënderuar edhe kolegët e kabinetit qeveritar për bashkëpunim, duke thënë se së bashku kanë marrë vendime të mira dhe me shumë rezultate për pak muaj qeverisjeje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button