Rrah gruan e fëmijën, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për dhunë në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti gjatë ditës së djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës dhe gruas së tij.
Policia gjithashtu njofton se të dëmtuarit nuk e ndjehen të rrezikuar dhe janë kthyer në shtëpi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori  i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button