Tre burra rrahin një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje.
Siç njofton Policia, një grua ka raportuar se është rrahur nga tre burra, në Prishtinë.
Të dyshuarit janë intervistuar, me vendim të Prokurorit dy nga ta janë arrestuar, ndërsa njëri është liruar./21Media