Rrahën nënën, arrestohen dy persona në Gjilan

Dy persona janë arrestuar në Gjilan të premten rreth orës 18:00, pasi dyshohet se e kanë rrahur nënën.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima ka raportuar se dy djemtë e saj e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar shqetësime psikologjike.

Të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan 17.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button