Kaloni te përmbajtja kryesore

E dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Viti

Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raportit është vërtetuar se e mitura është dhunuar.

Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësore në bazë të së cilave, ai ka prapambetje mendore të shkallës së lehtë.

“Viti 11-12.03.2023 – 21:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button