Rrahen nxënësit e disa shkollave, njëri u bë për spital

Një rrahje ndërmjet disa nxënësve të disa shkollave ka ndodhur sot gjatë ditës afër stadiumit të qytetit në Gjakovë. Nga kjo rrahje një nxënës ka mbetur i lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Ju njoftojmë që me datë 19.05.2022 rreth orës 14:00 është pranuar informatë lidhur me një rrahje që dyshohet të këtë ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit. Me të pranuar informatën patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe ka kuptuar që kishte ndodhur një përleshje mes disa nxënësve të disa shkollave dhe i lënduar ishte një”, ka thënë Xhurkaj.
Sipas Policisë viktima është dërguar në ambulancën e qytetit.
Në vendngjarje kanë dale edhe njësia e hetimeve.
Xhurkaj tutje ka thënë se janë identifikuar tre të dyshuar dhe janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për kapjen e tyre. Ndërsa, hetimet po vazhdojnë./21Media

Back to top button