Rrahet drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë është sulmuar fizikisht. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në Vushtrri.
I dyshuari për rrahjen e drejtorit është arrestuar.
Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Megjithatë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button