I hapte dyert me kartë, arrestohet 51 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar të dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”.
Sipas policisë së Tiranës në kuadër të operacionit të koduar ”Banesa” u bë arrestimi i shtetasit A. N, i cili ishte në kërkim.
Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim pasi që dje në mëngjes kishte vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se i dyshuari është dhe autor i 11 rasteve të vjedhjeve në banesa me mekanizmin e hapjes së dyerve me kartë, shkruan ora news.

Back to top button