Rrahet nga gruaja dhe nuk pranoi tretman mjekësor

Rrahja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij pas një mosmarrëveshje verbale.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Prishtinë.

Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor, ndërsa siç thotë policia e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk është takuar në shtëpi.

Është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar./21Media

Back to top button