Rrahja në Ministrinë e Kulturës, deklarohet Çeku
Gjatë ditës është raportuar për rrahje ndërmjet dy zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës.
Lidhur me këtë ministri i Kulturës Hajrulla,Çeku ka shtuar se është duke u marrë me rastin.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka shtuar ai.
Sa i përket kësaj çështje portali rtv21.tv ka adresuar pyetje në Policinë e Kosovës për këtë rast, por s’ka marrë konfirmim derisa në momentin e raportimit./21Media