Rrahje dhe të shtëna me armë në Gjakovë, 10 të arrestuar

Dhjetë persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. E shkak i kësaj rrahjeje ishte një mosmarrëveshje në rrjetet sociale.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore të një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button