Arrestohet babai pasi e rrahu djalin e tij

Një burrë në Istog i cili dyshohet se e ka rrahur djalin e tij të mitur, është arrestuar të premten rreth orës 17:50.

Sipas Policisë, babai e ka rrahur djalin me arsyetimin se ky i fundit ishte përfshirë në një rast derisa ka qenë shkollë. Policia nuk ka bërë të ditur për çfarë rasti bëhet fjalë.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në QMF, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button