Rrahje masive me shuftra metali, shkak prona

Gjashtë burra janë rrahur me shufra metalike për shkak të një kontesti pronësor në Dragash. Dy prej tyre u arrestuan.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:20.
“Është raportuar se gjashtë persona për shkak të një kontesti pronësor janë përfshirë në rrahje duke përdorë mjete të forta – shufra metalike. Të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarave janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button