Rrahje masive mes dhjetë personave, u përdor edhe arma

Një person është plagosur me armë zjarri në Mamushë në mbrëmjen e së shtunës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës ka ardhur deri te një rrahje masive mes dhjetë personave në Mamushë të Prizrenit.

“Ka ndodhë një rrahje në mes të dhjetë personave meshkuj. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta si dhe armë zjarri, si pasojë një i dyshuar mashkull ka pësuar lëndime nga arma në këmbë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button