Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrahje masive në Llaushë të Skenderajt, 5 të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar pas një rrahjeje mes tyre në fshatin Llaushë. Ngjarja ka ndodhur pasdite rreth orës 16:00.

Policia raporton se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

Dy nga të përfshirët kanë kërkuar trajtim mjekësor pas përplasjes.

Me vendim të prokurorit, katër prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri nga grupi është ndaluar për 24 orë.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button