Rrahje me shkopinj druri në Drenas
Viktima u dërgua në QKUK
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar mbrëmë një person të dyshuar i cili së bashku më katër të tjerë e rrahën një person të mërkurën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.
“Njësia policore me datën 31.01.2019, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjtit së bashku me katër të dyshuar tjerë të panjohur kishin sulmuar me mjete të forta (shkopinj druri) viktimën mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media