Rrahje mes disa personave në pishinën e Gërmisë

 
Disa persona janë përfshirë në një përleshje sot rreth orës 17:00 në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka njoftuar Ahmeti./21Media

Back to top button