Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, theret me thikë njëri nga ta

Katër të mitur janë arrestuar për shkak të përfshirjes në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:06 në rrugën “Radovan Zogoviq”, në Prishtinë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./21Media

Back to top button