Rrahje në Komoran, dy të arrestuar

Dy persona janë dërguar në mbajtje pasi si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete në Komoran të Drenasit.

Incidenti ka ndodhur të hënën ku dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar më pas për trajtim mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Back to top button