Vriten shtatë pjesëtarë të organizatës bamirëse në Gaza

Organizata bamirëse amerikane, World Central Kitchen, ka njoftuar se të paktën shtatë anëtarë të saj janë vrarë në Gaza nga sulmi i Izraelit.

Organizata njoftoi se anëtarët e saj ishin nga Australia, Polonia, Britania e Madhe, një person me dy shtetësi, një nga Kanadaja dhe një nga Palestina.

Kreu i WCK-së, Erin Gore, ka thënë se ky s’është sulm vetëm ndaj organizatës, “por edhe ndaj organizatave humanitare që shfaqen në situatat më të rënda ku ushqimi përdoret si armë lufte”.

Forcat e Izraelit kanë thënë se po e shqyrtojnë rastin.

Back to top button