Rrahjet në familjet kosovare s’kanë të ndalur, vetëm dje katër raste
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Në Fushë Kosovë, dje rreth orës 5:30 është raportuar se një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan dhe babanë e tij, gruaja po ashtu ka deklaruar se në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj saj.I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dy raste të dhunës kanë ndodhur në Malishevë. Pas një mosmarrëveshje në shtëpi, nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10. Si pasojë e kësaj vjehrra ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa po në të njëjtën kohë një burrë kishte kanosur bashkëshorten e tij.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes kishte ushtruar edhe një burrë tjetër në Deqan dje rreth orës 14:00. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media