Rrahmani i paprekshëm te Napoli, pritet të luajë startues edhe ndaj Bolonjës

Pasi u ndal me barazim nga Roma të dielën pas tetë fitoreve radhazi në Serie-A, Napoli kërkon që të rikthehet te fitorja sonte në ndeshjen kundër Bolonjës në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit italian.
Me një ndeshje më pak të zhvilluar, Napoli momentalisht ka 25 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Milani në vendin e parë dhe kërkon vetëm fitore për ta ruajtur hapin në rrugën drejt titullit kampion.
Sa i përket formacioneve të mundshme, për Napolin në qendër të mbrojtjes pritet të luajë përsëri mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani, i cili tashmë e ka betonuar pozitën e tij përkrah Koulibalyt, ndërsa sulmit do t’i prijnë Lorenzi Insigne dhe lojtari në top formë, Osimhen.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne.
Bologna: Skorupski; De Silvestri, Medel, Theate; Skov Olsen, Dominguez, Schouten, Svanberg, Hickey; Barroë, Orsolini.

Back to top button