Laporta e preferon Xavin, por e adhuron Pirlon

Sipas raportimeve në Itali, Andrea Pirlo nuk është kontaktuar fare nga Barcelona si opsion për postin e trajnerit me Xavin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Camp Nou”.
Gjigantët e La Ligës shkarkuan Ronald Koemanin pas humbjes 1-0 kundër Rayo Vallecanos mbrëmë dhe Xavi thuhet se është kandidati i parë për të zëvendësuar trajnerin holandez.
Xavi aktualisht është nën kontratë me e Katarit Al Sadd, por kontaktet mes dy klubeve tashmë kanë filluar, raporton “Calciomercato.com”.
Laporta është i vendosur të zgjedhë ish-mesfushorin e Barçës për trajner, duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin. Xavi e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij si lojtar te Barcelona dhe di gjithçka për katalanasit.
Pirlo ishte një nga trajnerët e lidhur me stolin e Barcelonës, por ish-msfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit mund të shpërfillet për shkak të përvojës së tij të kufizuar si trajner. Sezoni i tij në Juventus ishte i pari dhe i fundit si trajner profesionist.
Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 u shkarkua verën e kaluar. Ai kishte fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, por mezi arriti që ta sigurojë vendin e katërt për t’u bërë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Sipas raportit, Laporta është një adhurues i Pirlos, por ai ende nuk e ka kontaktuar atë. Ai mund ta bëjë këtë gjatë ditëve të ardhshme, por vetëm nëse negociatat me Al Saddin për Xavi dështojnë.

Back to top button