Rrahmani te Napoli deri në vitin 2027

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit edhe për disa sezone të tjera, pasi është arritur marrëveshje mes tij dhe klubit.

28-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020, por sipas mediave italiane me rinovimin e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027.

Ai do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, pasi vlerësohet ndër lojtarët kryesorë të ekipit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button