Rrahu djalin dhe bashkëshorten, u arrestua i dyshuari

I dyshuari është dërguar në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Gjilan, pasiqë dje ka rrahur djalin dhe bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij-viktimave mashkull përkatësisht femër K/Shqiptare.”, ka njoftuar sot policia.

Sipas raportit policor, viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button