Rrahu gruan, arrestohet një burrë në Podujevë

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë ndaj gruas.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia i ka konfiskuar të dyshuarit dy armë, 35 fishekë dhe një shufër metali.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button