Pejë, gjendet pa shenja jete një 47 vjeçar

Është gjetur pa shenja jete një burrë në Pejë.
Rasti është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se dje rreth orës 23:30, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete.
“Policia menjëherë ka shkuar në vend ngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca, dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet, është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button