Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet gjilanasi
Policia sot ka informuar se një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e ti (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata.”, ka bërë të ditur policia.
Rasti ka ndodhur të premten (07.01.2022).
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media