Rrahu gruan e tij me kabllo dhe iku nga shtëpia
Një person ka rrahur sot bashkëshorten e tij në Gjakovë duke i shkaktuar lëndime trupore, pas të cilave është arratisur nga shtëpia.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Nysret Gjurkaj, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Shotë Galica”.
“I dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me këtë rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, ka thënë Gjurkaj.
Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati dhe në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.