Rrahu gruan në gjendje të dehur, arrestohet

Një person është arrestuar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij. Siç bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërbeshticë të Shtërpcës.
Policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.P (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur j ish bashkëshorten e tij me inicialet O.P ( F/K) e moshës 41 vjeçare.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.63 promila.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button