Rrahu nënën, dënohet me 8 vjet burg
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 8 muaj burgim një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Siç njofton Gjykata rasti ka ndodhur në maj të vitit 2018 në Prizren.
“Në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij (viktimë e ndjeshme), në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore,”., thuhet në njoftim./21Media