Rrëfim rrëqethës nga e mbijetuara e tërmetit: Si është e mundur të harrohet

Aktorja e njohur turke, Gizem Guven dhimbjen e tërmetit të 6 shkurtit e ka përjetuar në vitin 1999.
Gizem atë kohë ishte vetëm 5 vjeçare dhe thotë se e mban mend momentin kur është nxjerr nga rrënojat bashkë më familjen e saj.
Ajo ka thënë se po e përjeton dhimbjen me të gjithë personat e prekur nga ky tërmet, teksa shtoi se është e , e njëjta dhimbje e i njëjti dëshpërim.
“Isha vetëm 5 vjeç kur dola nga rrënojat me familjen time në atë ditë fatkeqësie. Si është e mundur të harrohet. “Kanë kaluar gjithë këto vite, zemrat tona rrahin në zonën e tërmetit, e njëjta dhimbje, i njëjti dëshpërim, e njëjta shpresë që nuk ndalet me…” aktorja.
Mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Në Turqi, mbi 60,000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 12,873 kanë humbur jetën, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive. Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima./21Media 

Back to top button