“Rregull koti”, Driton Kuka i acaruar: I kushtoj Sidorelës me medalje!

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes në finale të repesazhit të Evropianit të xhudos së Sidorela Dodajt, e cila zuri vendin e pestë në këtë garë.

Në luftën për medaljen e bronztë të kategorisë deri në 48 kilogramë, Sidorela përballë kishte kundërshtaren nga Ukraina, të cilën fillimisht e mposhti me Ippon, por që më pas fitorja ju anulua pasi që xhudistes sonë ju dha dënim për kapje nën brez.

E me këtë rregull nuk po pajtohet Kuka, i cili tha që as Hitchcock nuk kish mund të bënte një horror sikurse rregulla e kapjes nën brez.

Reagimin e Kukës dhe videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.

Back to top button