Mirënjohës për këshillat e mençura, Kurti takon analistin Serwer

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim analistin Daniel Serwer, një diplomat dhe mik i madh i Kosovës.
“Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për analizat dhe këshillat e mençura të Serwer për çështje të rëndësishme me të cilat përballet Kosova dhe rajoni në tërësi.
A pleasure to reconnect with Professor @DanielSerwer, a great diplomat and an even greater friend of Kosova. This was only the latest of numerous meetings we’ve had over the course of more than two decades, but it was the first time I had the privilege of welcoming him to the… pic.twitter.com/x9VuS94FuE
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024