Rregulla të reja për Grammy Awards 2023
Përgjegjës të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve Grammy Awards kanë shtuar 14 rregulla të reja për Grammy 2023. Këtu hyjnë pesë kategori të reja vlerësimesh.
Këto kategori bëjnë që numri total i tyre të arrijë në 91.
Në këto kategori përfshihen: ajo për tekstshkruesin e vitit, jo klasik, që është i ngjashëm me çmimin “producenti i vitit”, çmimi jo klasik që u prezantua në vitin 1974.
Këtu hyn edhe një kategori e re, që është “kënga më e mirë dedikuar ndryshimeve sociale”. Këngët duhet të kenë përmbajtje që i adresohen çështjeve sociale, dhe që promovojnë mirëkuptimin, ndërtimin e paqes, dhe empati.
Por kjo nuk është pjesë e struktures së rregullave të reja në Grammy Awards. Pjesë e saj është: çmimi për meritorin special, çmimi për veprën jetësore, çmimi i besuar dhe ai në kategorinë për pjesën e teknikës. Fituesit e tyre do të përcaktohen nga komisioni blue-ribbon, ndërkaq do të ratifikohen nga bordi i besueshëm i Akademisë së Incizimeve.
Këto ndryshime në rregulla u votuan dhe pranuan nga bordi i Akademisë së Incizimeve gjatë një takimi që u mbajt muajin e kaluar. Ndërkaq për këtë u bë e ditur ditë më parë.
Një ndryshim tjetër me rëndësi që u bë në këtë bord është kufizimi i vlerësimit të të çdo këngëtari në kategori të caktuara. Ata mund të vlerësohen vetëm në pesë kategori.
Pesë kategoritë e reja garuese, pa futur këtu këngën më të mirë për ndryshime sociale, që nuk është kategori konkurruese, do të thotë çojnë numrin e kategorive në 91, më të lartin që prej vitit 2010, kur ishin 109 kategori.
Përgjegjësi i Akademisë së Incizimeve Harvey Mason jr me këtë rast për Billboard ka thënë se kanë menduar gjatë për këto ndryshime. Ai ka thënë se këtë po e bëjnë si mënyrë për tu siguruar se po prezantojnë muzikë, që është edhe qëllimi i tyre kryesor. Ai po ashtu ka thënë se numri i kategorive nuk është me rëndësi. Me rëndësi është se po vlerësojnë muzikën ashtu si duhet./21Media