Kaloni te përmbajtja kryesore

Traileri i filmit të ri “Prey”

“Prey” titullohet filmi i ri amerikan fantastiko-shkencor-aksion-horror, me regji të Dan Trachtenberg. Në të me role paraqiten aktorët: Amber Midthunder, Dakota Beavers, Dane DiLiegro, Stormee Kipp, Michelle Thrush dhe Julian Black Antelope.
“Prey” është filmi i pestë. vazhdimësi e flmit Predator, por që ofron skena që zhvillohen para tyre.
Ngjarja zhvillohet tek populli Komanç para 300 vitesh.
Më saktërisht, “Prey” rrëfen tregimin për një grua të re, Naru-në, rolin e të cilës e luan Amber.
Ajo është luftëtare e shkathët dhe e frikshme.
Naru rritet nën hijen e disa prej gjuetarëve legjendar të cilët enden nëpër Great Plains, dhe kur kampi i saj kërcënohet, ajo vendos të mbrojë popullin e saj.
Gjahu me të cilin Naru përballet më në fund është një grabitçar i huaj, me teknikë të avancuar.
Qëllimi i realizimit të filmit ishte që Komançët të paraqiteshin në mënyrë sa më reale, dhe duket se kjo u arrit.
Filmi “Prey” do të lansohet në Hulu më 5 gusht 2022./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button