Rregullorja e BQK-së, Abbott:Të mos shihet vetëm si çështje e sovranitetit

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk duhet të shihet vetëm si çështje e sovranitetit të vendit.
Në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Abbott ka shtuar se kjo çështje duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin.
“Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe qëndrimin tim se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta”, ka shkruar Abbott në Facebook./21Media