Rrënohet një objekt pa leje brenda tregut me shumicë në Prishtinë
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë sot ka rrënuar një objekt afarist të ndërtuar pa leje në pronë shoqërore brenda Tregut me shumicë.
“Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht, inspektorët e Sektorit të Ndërtimit, me kohë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kanë paralajmëruar palën për moszhvillim të punimeve, mirëpo pala ka vazhduar me punë pavarësisht vërejtjeve të inspektorëve çfarë ka sjellur edhe reagimin – rrënimin e objektit në fjalë”, bëhet e ditur në njoftimin nga Drejtoria e Inspekcionit.
Drejtoria e Inspekcionit me këtë rast ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit që të jenë bashkëpunues me inspektorët e kryeqytetit dhe t’i përfillin kërkesat dhe këshillat e tyre profesionale dhe ligjore./21Media