Në dasmën e aktores turke i ftuar edhe aktori shqiptar

Aktorja turke, Yıldız Çağrı Atiksoy dhe aktori i njohur, Berk Oktay për dasmën e tyre organizuan edhe një ceremoni dy ditë më parë ku mblodhën kolegët e tyre.
Emrat e njohur të kinematografisë turke si, Burak Özçivit, Hazal Kaya, Ebru Cündübeyoğlu, Nilperi Şahinkaya morën pjesë në këtë ceremoni.
Në mesin e të ftuarëve ishte edhe aktori shqiptar, Ernis Ibra.


I ftuar ishte edhe bashkëpuntori i aktores, Tolghana Saisman, i cili përmes rrjeteve sociale uroi çiftin.


 
Yildiz dhe Berku një festë organizuan edhe në fillim të këtij muaji.
Një dasmë e gërshetuar me tradicionalen dhe modernen u përfol shumë në mediat turke. 36 vjeçarja mori vëmendjen me dukjen e saj dhe u komentua për veshjet tradiconale që nuk kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe.
Kujtojmë se, çifti janë fejuar vitin e kaluar./21Media

Back to top button