“Rreth 102 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara”

KQZ ka thënë se po bëjnë përgatitjet e duhura para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 9 qershorit

Në një mbledhje të mbajtur sot, KQZ ka treguar se rreth 102 mijë votues kanë të drejtë vote më shumë se në zgjedhjet e shkuara të vitit 2014.

Po ashtu KQZ kanë thënë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që këto zgjedhje të shkojnë mirë dhe se po ashtu ata deri tani kanë pranuar rreth 11 mijë e 800 aplikacione nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 9 qershorit./21Media

Back to top button