Haradinaj bisedon me studentët për Kosovën e nesërme

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK- Nisma, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Gjakovë ku ka biseduar me studentët e kësaj komune

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me studentëte Gjakovës ka biseduar për Kosovën e nesërme dhe për vizionin e një Kosove më ndryshe dhe me të zhvilluar.

“Me studentët në Gjakovë biseduam për Kosovën e nesërme. Për angazhimin e përbashkët, për vizionin e një Kosove ndryshe, më të përparuar, më të dinjitetshme, me arsim më të zhvilluar që iu hap perspektivë. Me dashuri për atdheun, me punë të pandalshme ta bëjmë të ardhmen e sigurt”, ka shkruar Hradinaj./21Media

 

Back to top button