Rreth 170 mijë persona janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19,  janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Kosovë me këtë virus janë infektuar 160 mijë e 622 persona.
Ndërkaq, 2 mijë e 974 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020, derisa janë shëruar 157 mijë e 184 persona.
Ndërkohë, numri rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 464./21Media
No photo description available.

Back to top button