Rreth 2 mijë ukrainas u larguan nga qyteti Izium

Ukraina tha se 44 autobusë evakuimi që transportonin rreth 2,000 njerëz janë larguar nga qyteti lindor i Izium të enjten.
Të evakuuarit do të shkojnë në qytetin qendror të Dnipro, sipas këshilltarit presidencial, Kirill Timoshenko.
Timoshenko tha se ndihma humanitare u dërgua për ata që janë ende në Izium, i cili ka pësuar dëme të mëdha, transmeton rtv21.tv.
Spitali i qytetit u dëmtua nga bombardimet të martën dhe pjesa më e madhe e qytetit është pa energji dhe ujë./21Media

Back to top button