Rreth 200 Kongresistë demokratë me padi kundër Trumpit

Vazhdojnë telashet për Presidentin e SHBA-së

Rreth 200 kongresistë nga radhët e Partisë Demokratike kanë paditur sot në një Gjykatë Federative presidentin Donald Trump.

Ata këmbëngulin se ai ka pranuar mjete financiare nga qeveritë e huaja nëpërmjet kompanive të tij dhe pa miratimin e Kongresit, e që paraqet shkelje të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në padi, e cila u ngrit nga së paku 30 senatorë dhe 166 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, ndër të tjera theksohet se Trump nuk ka kërkuar miratimin e Kongresit për asnjë nga pagesat për qindra ndërmarrjet e tij, të cilat janë bërë nga qeveritë e huaja që nga janari, kur ai mori përsipër mandatin e Presidentit.

Dy kongresistët, të cilët nënshkruan padinë, deklaruan se është ky numri deri me tani më i madh i anëtarëve të Kongresit, të cilët kanë ngritur deri me tani padi kundër një presidenti amerikan.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar padinë, por më herët ka theksuar se interesat e biznesit të Trumpit nuk janë shkelje e kushtetutës.

Organizata e Trumpit ka premtuar se fitimin që e siguron nga klientët, të cilët përfaqësojnë qeveritë e huaja, do t’ia dhuroi si donacion ministrisë së financave, por nuk do të kërkoi nga klientët që të identifikohen./21Media

Back to top button