Rreth 250 pacientë me COVID po trajtohen me oksigjeno-terapi në spitalet e Kosovës

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka bërë të ditur se sipas raportit ditor janë 325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 242 me oksigjeno-terapi dhe 11 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 132 pacientë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë, 109 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 86 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 35 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
– Spitali i Pejës, 33 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë./21Media

Back to top button