Rreth 3 mijë të vdekur, 160 mijë e 749 persona të prekur me Covid-19 në Kosovë

2 mijë e 976 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa janë infektuar 160 mijë e 749 persona, ndërkaq  janë shëruar nga ky virus 157 mijë e 326 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, siç ka informuar dje ministria e Shëndetësisë nuk ka vdekur asnjë person i infektuar me Covid-19, ndërsa janë infektuar 25 persona.
“Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.”, ka informuar MSh./21Media

Back to top button