Rreth 6 mijë raste aktive me COVID-19

 

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 që nga marsi e deri më tani 58 mijë e 988 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Ndërsa shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 479 persona. Kështu bëhet e ditur në të dhënat ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 991 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991″.

Nga IKSHPK kanë thënë edhe se në muajin janar ka pasë një rritje të numrit të rasteve pozitive por edhe numri i të vdekurve. E rritja e këtyre numrave sipas tyre thuhet se po vie si pasojë e neglizhimit të masave antiCOVID-19.

“Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale epidemiologjike me COVID -19, këtë muaj është raportuar numër më i madh të rasteve pozitive dhe vdekjeve. Mjekët të stërngakuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Back to top button