Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 7 mijë familje do të përfitojnë mbështetje financiare për faturat e energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se ka interesim të madh të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të shfrytëzuar masën për mbështetje financiare për mbulimin e një pjese të faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta.
Bekteshi tha se deri më tani janë pranuar 6 mijë e 500 kërkesa.
“Deri më sot në Ministrinë e Ekonomisë janë pranuar 6 mijë e 500 kërkesa për mbështetje financiare, dhe sipas mjeteve të parapara buxhetore për këtë qëllim, të cilat arrijnë 60.000.000 denarë, me mbështetje financiare mund të sigurohen rreth 7.000 amvisëri”, tha mes tjerash Bekteshi, duke shtuar se pritet që pritet të mbërrijnë edhe 100 deri 200 kërkesa nga aplikues të cilët kanë dërguar kërkesë me postë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button