Rreth 800 ushtarë të FSK-së, realizuan portretin Adem Jasharit në poligonin e kazermës

Portreti i komandantit Legjendar, Adem Jashari është realizuar nga 800 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e Kazermës.
E ideuar nga piktori i njohur , Besart Gashi dhe e realizuar nga nënoficeri , Vesel Raci, ky protret erdhi në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”.
Video e këtij krijimi është ndarë në Facebook nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shoqëruar edhe me disa vargje për Adem Jasharin.

“Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!”, ka shkruar  Mehaj./21Media

Back to top button